Sporti

Genc Nuza: Kam pasur një periudhë të mirë të referimit pas pranimit në UEFA, FFK-ja po na e mundëson që t’i tregojmë aftësitë e tona

05/14/2021 23:32
nga:Mergim Rreci

Pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA ishte sonte tema e dokumentarit “Expose”, prodhim i portalit GazetaBlic.

Protagonistë të ndryshëm kanë rrëfyer momentet dhe ngjarjet e tyre gjatë këtij rrugëtimi historik.

Njëri ndër ata është edhe gjyqtari i njohur kosovar, Genc Nuza.

Nuza ka treguar se si pranimi në UEFA e FIFA i ka mundësuar atij dhe kolegëve të të tjerë që të referojnë ndeshje evropiane. Ai poashtu ka falënderuar FFK-në si dhe presdientin Ademi për punën e tyre dhe krijimin e kushteve adekuate për gjyqtarë.

“Fatmirësisht, unë kam pasur një përiudhë të mirë të referimit, tri vitet e para deri në vitin 2020 kanë qenë të shkëlqyera. Po shpresoj që viti 2021 të jetë vit i mabarë dhe une jam i kënaqur me ato ndeshjet që i kam referuar më herët. Ne jemi duke punuar, edhe Komisioni për Gjyqtarë, Federata e Futbollit të Kosovës si dhe presidenti Ademi janë duke e bërë të pamundurën për të na e mundësuar që t’i tregojmë afatësite tona“, tha Nuza për Expose, prodhim i GazetaBlic.