Sporti

Genc Nuza, gjyqtar kryesor i finales së Kupës së Kosovës mes Ferizajt dhe Dukagjinit

05/20/2026 14:05
nga:L J

Nesër luhet finalja e Kupës së Kosovës mes Ferizajt dhe Dukagjinit.

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në finalen e madhe që luhet nesër në “Fadil Vokrri” nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Fatlum Berisha e Bujar Selimaj do jenë asistentët e Nuzës, teksa Bardh Ajeti gjyqtari i katërt.

Burim Jahmurataj dhe Besnik Morina do jenë në VAR.

/GazetaBlic Sport/