Sporti

Genc Nuza delegohet përsëri për ndeshjet evropiane, do t’i referojë dy takime kualifikuese për grupmoshat U19

10/05/2021 13:22
nga:Mergim Rreci

Nesër me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Republikës së Çekisë dhe Kombëtares së Kazakistanit, e vlefshme kjo për grupmoshat U19 për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Evropian Euro 2022.

Çekia dhe Kazakistani do t’i fillojnë këto kualifikuese me një duel direkt mes tyre, atje ku drejtësinë do ta ndajë një gjyqtar kosovar, përcjell GazetaBlic Sport.

Genc Nuza do të jetë në rolin e gjyqtarin kryesor, ndërsa do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina nga Kosova dhe Podany e Pektrik.

Nuza do ta referojë edhe ndeshjen tjetër të këtij grupi në mes Danimarkës dhe Kazakistanit.

/GazetaBlic Sport/