Sporti

Genc Nuza bashkë me tre gjyqtarë nga Kosova do ta gjykojnë ndeshjen Austri u21 – Estoni u21

06/06/2021 18:59
nga:E K

Gjyqtari nga Kosova, Genc Nuza do ta gjykojë ndeshjen Austri u21 – Estoni u21, raporton GazetaBlic Sport.

Nuza do të ndihmohet nga Fatlum Berishaj dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt i ndeshjes do të jetë Besfort Kosumi.

Takimi mes Austrisë U21 dhe Estonisë U21 luhet me 8 qershor në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian ‘EURO21‘.

Për gjashtë herë gjyqtarin më të mirë kjo është hera e dytë brenda jave që delegohet në ndeshje ndërkombëtare, pas asaj mes Turqisë dhe Azerbejxhanit.

/GazetaBlic Sport/