Sporti

Genc Hyseni nga Dinamo e Ferizajt: Padrejtësi e madhe ndaj nesh, FFK-ja nuk na mori parasysh

08/20/2023 23:08
nga:L J

Genc Hyseni nga Dinamo e Ferizajt thotë se skuadra e tyre duhet të luajë në Grupin B të Ligës së Parë, jo në grupin A, siç janë shortuar nga FFK, pasi janë në regjionin e Ferizajt, ashtu edhe siç shortohen ekipet.

“Ndërrimi i grupit është padrejtësi e madhe ndaj nesh, jemi ankuar edhe në FFK, mirëpo këta të fundit nuk na morrën parasysh, andaj iu drejtuam CAS-it.”, tha ai në emisionin Kampionët.

Në vazhdim, Hyseni përmendi arsyet se pse u ankuan rreth këtij vendimi.

“Ishte e padrejtë për ne, largësia e madhe është njëra ndër arsyet”, tha ai.

Genc Hyseni bëri me dije se garat do t’i vazhdojnë në grupin që janë caktuar, në rast se nuk kthehen aty ku e kanë qëllimin.