Skuadra e Drenicës po kalon formë të mirë në sezonin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.
Pas barazimit ndaj Gjilanit, Drenica fitoi tre pikë në takimin e fundjavës ndaj Dukagjinit duke treguar paraqitje mjaft bindëse, përcjell GazetaBlic Sport.
Një nga lojtarët që po shkëlqen është padyshim Genc Hamiti.
Futbollisti thekson se po ndihet mirë pas lëndimit dhe tani ka kapur formën e tij më të mirë.
“Po ndihem shumë mirë, kam arritur ta fitojë ritmin e ndeshjeve pas lëndimit”, tha Genc Hamiti për ‘GazetaBlic Sport’.
Hamiti shton se skuadra nuk ka më probleme financiare, por duhet mjaft punë për të arritur synimet.
“Ekipi po tregon formë të mirë, ka treguar formë në vazhdimësi – problemet e shumta financiare dhe organizative janë rregulluar, megjithëse duhet punë e madhe për të arritur aty ku klubi synon”, vazhdoi Hamiti.
Drenica në xhiron e ardhshme ballafaqohet me Prishtinën, teksa Hamiti premton luftë dhe angazhim për rezultat pozitiv.
“Me Prishtinën i sigurojmë tifozët për angazhim dhe luftë, e loja e mirë nuk na mungon asniherë. Po shpresojmë për rezultat pozitiv”, përfundoi ai.
Vlen të shtohet se Genc Hamiti ka fituar çmimin “Ylli i Javës” pas xhiros së 20’të (të fundit) në Superligën e Kosovës.
/GazetaBlic Sport


