Lajme

Gëlltiti bateritë e telekomandës, humb jetën 2-vjeçarja / Ky është paralajmërimi i mjekëve

06/25/2021 09:00
nga:M K

Mjekët paralajmërojnë për rreziqet që kanë bateritë për fëmijët e vegjël, pas vdekjes së një vajze dy-vjeçare, e cila vdiq në spital pasi gëlltiti bateritë nga një telekomandë.

Nga ekspertiza, rezultoi se në trupin e saj u gjet acidi i baterisë, i cili depërtoi deri në arterie, raporton BBC.

Mjekët gjetën në ezofagun e dy vjeçares një vrimë të shkaktuar nga acidi i baterisë.

Edhe pse mjekët bën të pamundurën për ta shpëtuar vogëlushen, nuk ia dolën.

Si rrjedhojë mjekët duke marrë shkasë nga rasti i fundit , paralajmërojnë prindërit të tregojnë kujdes me fëmijët dhe mos injorojnë simptoma si kollitje me gjak, pasi kjo mund të jetë shenjë se fëmija juaj ka gëlltitur bateri.

Vaksinimi antiCOVID, masiv apo aq sa ka në stok?