Lajme

Gërvalla takon ambasadorin irlandez në Këshill të Evropës

10/05/2022 09:41
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me ambasadorin e Irlandës në Këshillin e Evropës, Breifne O’Reilly.

Për këtë takim, ku u fol mbi angazhimet e Kosovës drejt synimit të saj për anëtarësim në Këshill të Evropës, ka njoftuar faqja zyrtare e Irlandës për KiE.

“Këtë mëngjes Ambasadori O’Reilly është takuar me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz për të diskutuar angazhimet e saj me Këshillin e Evropës”.