Lajme

Gega: Studençani sonte tregoi zemër, dinjitet dhe vendosmëri – Nuk ka foltore më të veçantë se ajo në vendlindje

06/04/2026 21:41
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gega, ka mbajtur takim me banorët e vendlindjes së tij në Studeçan, raporton GazetaBlic.

Gega thotë  se nuk ka foltore më të veçantë se ajo në vendlindje, ku sonte foli para njerëzve me të cilët është rritur.

Tutje ai shton se Studençani sonte tregoi zemer, dinjitet dhe vendosmëri.

Postimi i plotë:

Nuk ka foltore më të veçantë se ajo në vendlindje.

Sonte, në Studençan, fola para njerëzve me të cilët jam rritur, para familjarëve, shokëve dhe fqinjëve që më njohin prej vitesh. Para tyre nuk mund të flas ndryshe, përveçse sinqerisht, sepse ata e dinë rrugëtimin tim, punën time dhe njeriun që jam.

Studençani sonte tregoi zemër, dinjitet dhe vendosmëri. Këtë energji do ta marr me vete në çdo hap të rrugëtimit tonë të përbashkët. Faleminderit nga zemra!
✅️ PDK 125 | Arben Gega 68