Lajme

Geci: Mbi shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit ka qenë antena e Valës 900

06/03/2024 21:13
nga:G B

Ish-deputeti Gani Geci, ka treguar në “Debat Plus” se në vitin 2009-2011 “ne” kemi filluar hetimin e Milan Radojçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit me amerikanë.

Në pyetjen e gazetarit se kush janë këta “na”, Geci thotë “Unë si ndihmës i tyre me KFOR-in amerikan në Bondstill”. Ai ka treguar se amerikanët e kanë ftuar pasi që ai ka qenë kryetar i komisionit për siguri.

“E kemi fillu hetimin e Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radojqiqit”. Ai ka treguar se mbi shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit ka qenë “antena e Valës 900”.

Më tej ai ka treguar se për këtë antenë Veselinoviqi ka “marrë pagesë prej postës së Kosovës[Telekomit të Kosovës] në vitin 2010, 2011…ne kemi fillu me i hek antenat,” ka thënë Geci.