Lajme

Geci ia rikujton Kurtit kushtet që përmendi vite më parë për dialog me Serbinë: Darka mbrëmë paska qenë pa kushte por, ska lidhje

05/05/2022 20:28
nga:Genita C

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurtit pas takimit që kishte me Vuçiqin, raporton GazetaBlic.

Geci në një postim në “Facebook”, ka publikuar një video të Kurtit gjatë vitit 2018 teksa, fliste për kushtet e dialogut me Serbinë.

“Darka paska qenë mbrëmë pa kushte, po ska lidhje. Tani në jemi në kushte më të favorshme për dialog sepse e gjithë bota është kundër Rusisë, vetëm Serbia është pro”, shkroi Geci.