Lajme

Gecaj: Shtimi i ushtarëve amerikanë në Kosovë, synon parandalimin e ndonjë eskalimi

08/27/2024 18:08
nga:Sh R

Numri i shtuar i ushtarëve amerikanë në Kosovë, ka qëllim parandalimin e ndonjë eskalimi, thotë eksperti i sigurisë Hysen Gecaj.

“Me qëllim të parandalimit, kanë shtuar këto masa, numri i ushtarëve edhe gjerman edhe amerikanë, dhe në këtë fazë jemi në nivelin e paradalimit të ndonjë eskalimi. Kjo është tregues, se situata nuk është këtë vit, sikur para një viti, është më e përkeqësuar”, tha ai.

Sipas Gecajt, deri te ky vendim ka ardhur pasi siç thotë ai politika e Kosovës ka vazhduar njëjtë, sikurse në të kaluarën.

“Politika jonë ka vazhduar me avazin e vjetër, dhe kjo është marrë nga aspekti i këndvështrimit ndërkombëtar, e sidomos ai amerikan, si një vështirësi e këtyre njësive aktuale që kanë qenë të KFOR-it në Kosovë, për të menaxhuar situatën e sigurisë”, tha njohësi i sigurisë, në një lidhje direkte në “Info Magazinë”.