Lajme

Gecaj i reagon Mihalit: Përparim Rama është rreziku i VV’së, ua prish gjumin e rehatinë

06/24/2026 11:13
nga:L J

Bajram Gecaj këshilltar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, ka reaguar rreth sulmeve që i janë bërë këtij të fundit nga ana e Dejona Mihalit nga VV.

Gecaj në postimin e tij, ka thënë se duket se Rama i vetmi rrezik ndaj VV’së, dhe se kryetari i Prishtinës, është ‘’personi që ua prishka gjumin e rehatshëm në shtratin e autokracisë’’.

Gecaj, ka thënë se VV’ja tek Rama, e ‘’shohin rrezikun ekzistencial’’.

” Ndërkohë, nuk merren shumë me liderët e tjerë që ua kanë dhuruar fitoret me politika katastrofale. Madje, po të kishin mundësi, do t’ua ndanin edhe ndonjë dekoratë për “shërbime ndaj pushtetit” dhe do t’i mbanin si vasalë politikë të përhershëm, tip Lista Guxo dhe Alternativa”, ka shkruar Gecaj.