Lajme

Tre të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

03/19/2024 10:46
nga:N K

Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes katër vetuarve, dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë.

Kjo u konfirmua për GazetaBlic nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Njesiti i trafikut rajonal është duke marr me rast.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Njësiti i trafikut rajonal është duke marr me rast”, tha ajo për Gazeta Blic.