Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia do kërkojë ekstradimin e Artan Hajrizit nga Gjermania.
Sipas Daçiqit, nuk është e vërtetë se Faton Hajrizi ia ka vjedhur dokumentat vëllait të tij.
“Ne do të kërkojmë që Artan Hajrizi, vëllai i vrasësit, të ekstradohet nga Gjermania”, tha Daçiq.
Ndryshe, sipas mediave serbe, Faton Hajrizi është vrarë sot në Serbi, pasi nuk pranoi të dorëzohej para njësive policore serbe.
Hajrizi u dyshua se e ka vrarë një polic serb.