Brentford shpreson të përfundojë një marrëveshje me mesfushorin e Danimarkës Christian Eriksen këtë fundjavë, sipas Daily Mail.
29-vjeçari aktualisht është në bisedime me skuadrën angleze për një kontratë gjashtëmuajshe, pasi u lirua nga Interi në dhjetor, përcjell GazetaBlic Sport.
Eriksen është i disponueshëm si agjent i lirë dhe Brentford dëshiron që ai të regjistrohet përpara përfundimit të afatit transferimit të së hënës, në mënyrë që ta përfshijnë atë në skuadrën e tyre të fundit prej 25 lojtarësh në Premier League.

/GazetaBlic Sport/


