Sporti

Calhanoglu “ngacmon” përsëri milanistët para ndeshjes me Liverpoolin: Nuk do të bëjnë tifo për ne

02/15/2022 18:24
nga:Mergim Rreci

Mes protagonistëve të mundshëm të ndeshjes mes Interit dhe Liverpoolit të planifikuar për nesër në ‘Meazza’ është edhe Hakan Calhanoglu.

Mesfushori turk është deklaruar para këtij takimi, atje ku ka dhënë edhe një koment interesant, përcjell GazetaBlic Sport.

“Interi ka një mentalitet fitues dhe jam përmirësuar falë ndihmës së shokëve dhe trajnerit. Pastaj unë gjithmonë bëj më të mirën që të ngrihem në nivel. Jo nuk mendoj që shokët e mi të vjetër te Milani, do të jenë me ne. Por unë jam mirë këtu dhe në gjashtë muajt e parë kam fituar një trofe që më mungonte. Champions-i është një ëndërr dhe është normale që të besosh në të. Dua të vazhdoj përpara”, tha Calhanoglu.

/GazetaBlic Sport/