Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund do të luajnë sonte me fillim nga ora 21:00 ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Paris, ku nikoqiri do të tentojë të ndryshojë rezultatin e ndeshjes së parë.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë gjysmëfinale Dortmundi fitoi 1:0 me golin e Niclas Fullkrug në minutën e 36-të.
Bazuar tek kuotat e basteve, PSG është një favorite e madhe sonte ndaj Dortmund, me fitoren e skuadrës franceze që kuotohet me vetëm 1.45.
Në anën tjetër, fitorja e mysafirëve nga Gjermania vlen 5.75, kurse një barazim i mundshëm ka kuotën 5.25.
/GazetaBlic Sport/