Lajme

Gazprom thotë se çmimi i gazit mund të rritet me 60% në Europë

08/18/2022 09:30
nga:G C

Kompania ruse Gazprom, ka paralajmëruar çmimi i gazit në Evropë mund të rritet me 60% në më shumë se 4,000 dollarë për 1,000 metër kub këtë dimër.

Kjo për shkak se eksporti dhe prodhimi i vetë kompanisë vazhdon të bjerë nga sanksionet perëndimore, shkruan Reuters.

“Çmimet evropiane të gazit kanë arritur në 2,500 dollarë për 1,000 metër kub. Sipas vlerësimeve, nëse një tendencë e tillë vazhdon, çmimet do të kalojnë 4,000 dollarë për 1,000 metër kub këtë dimër,” tha Gazprom.