Lajme

Gazmir Raci: Plani franko-gjerman është i mirë, Kurti Asociacionin do ta formojë sipas Kushtetueses

02/08/2023 14:31
nga:G B

Analisti politik, Gazmir Raci, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për pranimin e planit evropian për dialogun dhe kërkesën për themelimin e Asociacionit.

Ai e quan pozitive përgjigjen e Qeverisë për planin franko-gjerman.

“Të gjithë e kemi pritur përgjigjen për planin franko-gjerman dhe është mirë që tashmë e kemi të qartë përgjigjen pozitive të kryeministrit për këtë, edhe pse në të kaluarën ka pasur mendime pozitive se është bazë e mirë për bisedime. Plani franko-gjerman nëse nuk e ka njohjen formale, minimumi që duhet ta ketë është njohja de fakto apo respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial dhe simboleve të njëra-tjetrës. Pa këtë njohje nga ana e Serbisë ne nuk kemi pse të dialogojmë për marrëveshje finale”, thotë ai.

Ai mendon se edhe asociacioni është i përfshirë në planin evropian por që ai do të formohet sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nga ajo që kemi parë në media, ai draft nëse është i saktë, aty parashihet që të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani dhe se në një periudhë të ardhshme kohore palët do të flasin edhe për asociacionin dhe në këtë rast Kosova e ka pozicionin shumë të qartë sepse e ka aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që e definon se si do të duket një Asociacionin i tillë në të ardhmen”, thekson Raci për Gazeta Blic.

Sipas tij, Kosova e ka obligim zbatimin e marrëveshjeve, përfshirë edhe Asociacionin, sipas Kushtetueses dhe nuk besoj që ka në Kosovë forcë politike që mund të dalë përtej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, pasi çdo tendencë për ta bërë një mekanizëm të tillë një-etnik, e cenon rëndë.

Sa i përket mundësisë për të rënë Qeveria nëse nuk e themelon Asociacionin, analisti thotë se nuk sheh arsye që kjo të ndodhë pasi marrëveshjet me Serbinë aty do të jenë për secilën qeveri, teksa shton se qeveria do ta gjejë mënyrën më të mirë për të dalë nga kjo situatë.

“Së fundi patëm dhe përgjigjen pozitive të kryeministrit për planin evropian, brenda të cilit është dhe asociacioni. Qeveria është që asociacioni të mos jetë një-etnik por shumë etnik”, shprehet Raci.

Sa i përket 6 pikëshit të kryeministrit, analisti thotë se ai propozim i hapi rrugë përgjigjes pozitive. 6 pikëshi ishte dalje nga diskutimi nga një rreth vicioz që ishim gjithë si shoqëri dhe opinion.

Por, teksa thotë se Kosova ka dhënë përgjigje pozitive, ai shprehet se Serbia është ajo që ka dhënë përgjigje të dyshimtë dhe se ajo është sabotuesja e këtij pani.

Se kur mund të arrihet marrëveshja finale, analisti Raci thekson se dialogu do të vazhdojë deri në ditën kur ata dhe ne të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian./Gazeta Blic/