Kreu aktual i komunës së Pejës dhe njëri prej figurave kyçe të LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka folur lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të vitit.
Sipas tij, VV-ja pritet të jetë një nga konkurrentet për këto zgjedhje në komunën që ai drejton, duke mos harruar as AAK-në, përcjell GazetaBlic.
“Po, padyshim se po. VV në zgjedhjet lokale të këtij vitit pritet të jetë konkurrente e fortë. Pavarësisht kandidatit, në Pejë do të jetë garë e fortë. Gjithsesi, me siguri se edhe AAK-ja do ta ketë kandidatin që mund të garojë mirë”, tha ndër të tjera Muhaxheri në Kanal10.
LEXO EDHE:
Muhaxheri: Qëndrimi në sallë për Osmanin ishte vendim i duhur
/GazetaBlic/