Gazmend Muhaxheri është rizgjedhur kryetar i LDK-së në Pejë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është nder për të që të jetë në krye të degës së LDK-së në këtë komunë, derisa ka falënderuar kryetarin Abdixhiku dhe anëtarët që e kanë votuar për të qenë sërish kryetar i degës.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në Kuvendin e X-të zgjedhor të degës sonë, jam rikonfirmuar Kryetar i Degës së LDK-së në Pejë. Kuvendi e zgjodhi edhe kryesinë e re dhe 32 delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Pejës në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.
Është një nder i madh për mua të vazhdoj të jem në krye të degës në Pejë.
Dua të falenderoj çdo anëtar të LDK-së në Pejë që kanë shprehur besimin e tyre në mua dhe më kanë dhënë mundësinë të udhëheqi me këtë degë. Do të vazhdoj ta jap maksimumin tim për të mbështetur aspiratat dhe nevojat e qytetarëve tonë.
Njëherazi, dua të shpreh një falenderim të veçantë për kryetarin tonë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për besimin dhe mbështetjen e tij të pakursyer gjatë kësaj faze zgjedhore. Lumiri padyshim është një udhëheqës i shquar dhe një burim frymëzimi për të gjithë ne.
Ju ftoj që të merrni pjesë aktivisht në debatet dhe diskutimet tona dhe të na sugjeroni për nismat dhe idetë tuaja. Fuqia dhe zëri i secilit prej jush janë thelbësore për suksesin tonë kolektiv.
Edhe njëherë – faleminderit për mbështetjen tuaj në rrugën tonë drejt përparimit.
I juaji,


