Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka vendosur të falë sulmuesit që e goditën atë gjatë një incidenti të ndodhur më parë. Vendimi është marrë pas një takimi të kërkuar nga familjarët e sulmuesve dhe ndërmjetësimit të miqve të tij, Xhavit Haliti dhe Vehbi Shala, raporton GazetaBlic.
Sipas njoftimit të bërë nga Dukagjin Kerveshi, ai ka vendosur që të heqë dorë nga ndjekja penale e sulmuesve, duke respektuar procedurat e drejtësisë dhe duke theksuar se do të ndjekë vetëm rrugën e drejtësisë përmes institucioneve të kompetencës.
Kryetari i Pejës ka theksuar se nuk do të kërkojë asnjë dëmshpërblim pasuror në këtë rast.
“Me kërkesë të familjarëve të sulmuesve dhe përmes ndërmjetësimit të miqve të mi, kam vendosur që të fal sulmuesit për veprimin e tyre. Drejtësia do të bëjë punën e saj, por unë nuk do të vazhdoj me ndjekjen penale ndaj tyre, dhe as nuk do të kërkoj asnjë kompensim pasuror,” thuhet tutje në njoftim.
E plotë:
Me kerkesen e familjareve te sulmuesve dhe me ndermjetesimin e miqeve z. Xhavit Haliti dhe z.Vehbi Shala, sot pas nje takimi të kërkuar nga familjaret e sulmuesve, Kryetari i Pejes, z. Gazmend Muhaxheri ka vendosur që t’i fal sulmuesit per sulmin ndaj tij.
Drejtesia te beje punen e saj, por kryetari Gazmend Muhaxheri nuk do ti ndjek te njejtit penalisht ne procedure penale dhe se heq dore nga kerkesat eventuale pasurore ndaj tyre ne procedure gjyqesore.
Duke respektuar miqet që kanë fasilituar komunikimin, kryetari Muhaxheri ka vendosur si me larte. Andaj, me autorizimin e kryetarit Muhaxheri njoftojme gjitha palet e interesuara se z Muhaxheri i ka falur te njejtit.