Sporti

Gazmend Haliti pas ngjarjeve të fundit tek Kosova: Gjithmonë ka pakënaqësi kur nuk arrihen objektivat

11/16/2023 18:07
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka reagur për herë të parë, pasi nuk erdhi tek Kosova për ndeshjet e nëntorit,

Edoni përmes një story në rrjetin social Instagram është shprehur i pakënaqur, duke zbuluar se brenda FFK-së ka njerëz që po shkaktojnë probleme të mëdha tek Kombëtarja e Kosovës.

Trajneri kosovar, Gazmend Haliti ka komentuar zhvillimet e fundit në një pronocim për ‘GazetaBlic Sport’.

“Gjithmonë ka pakënaqësi e sidomos kur nuk arrihen objektivat, si me klube e sidomos me ekipe kombëtare kërkohen rezultate – sepse perfaqësohet shteti i Kosovës. Presidenti dhe Komiteti ekzekutiv janë ata te cilët i emerojnë selektorët dhe prej tyre kërkojnë rezultate dhe në bazë të përformancës pas perfundimit të kualifikimeve vendosin për të ardhmen e selektorëve dhe stafit. Kombëtarja A e ka selektorin Gliha, i cili edhe e ka përgjegjësinë per ndeshjet e mbetura dhe janë drejtuesit e FFK të cilët vendosin për të ardhmen e tij. Mendoj, jo vetem unë si trajner, por edhe drejtuesit e FFK, se ka nevojë për ndryshime, sepse rezultatet janë zhgënjyese, ndryshimet i deshirojnë edhe drejtuesit e FFK’së, sepse edhe kërkojnë rezultate dhe përgjegjësi”, tha fillimisht Gazmend Haliti për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas ai kujtoi kohën kur kishte 5 vjet pa humbje si trajner i kombëtares së Kosovës U15, por prap se prap u shkarkua!

“Une si selektor i parë në FFK te grupmosha U15 – periudha e pranimit në UEFA-FIFA, 2016 deri 2021, kjo grupmoshë ne ketë periudhë nuk ka pësuar asnjë humbje për çka jam shumë i lumtur dhe krenar, i vetmi trajner i cili nuk ka pësuar humbje në një periudhë pesëvjeçare, kështu vendosën drejtuesit e FFK, më larguan por po kalojnë vitet dhe po dëshmohet se e kishin gabim. Unë nuk kam nevojë për FFK, por mendoj se FFK ka nevojë për një trajner shumë të suksesshëm dhe me pervojë 23 vjeçare si në nivel vendor gjithashtu edhe ndërkombëtar”, vazhdoi ai.

Haliti tha se nuk e di nëse ka probleme në FFK, teksa shtoi se duhet diskutim për reforma, nëse është momenti i duhur.

Une nuk e di se a ka probleme në FFK, nëse ka pas janë fajtor ata të cilet nuk i kanë deklaruar, mendoj se selektori i cakton datat e grumbullimeve dhe te gjithë futbollistët duhet të jenë prezent në datat që cakton selektori, çdo ndeshje është e rëndësishme dhe jam shumë i lumtur për rezultatin kundër Izraelit dhe paraqitjen e shkëlqyeshme te gjithë futbollistëve e në veçanti të Dellovës, Zybës dhe Krasniqit.

“Tashmë të gjithë duhet të fokusohemi në dy ndeshjet e radhës, pres paraqitje të mirë dhe rezultate të cilat edhe ndoshta do na kualifikojnë në Europian. Se a është koha për reforma në FFK, e vendosin drejtuesit e FFK – nese e shohin se është koha për një gjë të tillë, me të vetmin qellim prezentimi sa më i mirë i shtetit të Kosovës”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/