Gazetarja ukrainase, Olga Tokariuk – e cila përcjell me theks të veçantë politikën në shtetin e saj, ka njoftuar para pak çastesh se forcat ruse kanë vrarë dje një nga kolegët e saj.
Tokariuk ka njoftuar në Twitter se mbrëmë gjatë bombardimeve në sheshin e Kievit është vrarë kolegu i saj kameraman bashkë me katër persona tjerë, përcjell GazetaBlic.
“Personi i parë që njoha vdiq në këtë luftë. Ish-kolegu im, kameraman i TV u vra dje si rezultat i sulmit me raketa ruse në ‘Babyn Yar’ të Kievit, së bashku me 4 persona të tjerë. Ishte kënaqësi të punoja me të. Jam e tronditur nga ky lajm. Kujtim i përjetshëm për të”, shkroi Olga Tokariuk në Twitter, duke e bashkangjitur këtë fotografi, e cila ishte ID e punës së personit të ndjerë.



