Lajme

Gazetarja Thaçi vazhdon të shqetësohet nga grupi famëkeq ‘Albkings’

05/24/2024 07:17
nga:Y I

Një grup famëkeq me emrin “Albkings” i cili funksionon në rrjetin social “Telegram”, e ku shpërndahen fotografi e numra të telefonave, me qëllim shqetësimin e shpeshherë ngacmimin seksual, tash e sa kohë në shënjestër e ka vënë gazetaren e Klan Kosova Ardiana Thaçi.

Gazetarja Thaçi e cila me emisionin e saj Kiks Kosova ka paraqitur këtë problem që anëtarët e këtij grupi po ua shaktojnë shumë qytetarëve, tashmë është bërë cak i këtyre sulmeve.

Thaçi ka shpërndarë një fotografi ku shihet se si shumë anëtarë të këtij grupi i kanë shkruar mesazhe shqetësuese.

Ndryshe Policia e Kosovës e ka arrestuar njërin nga Administratorët e këtij grupi.