Lajme

Gazetarja ruse që dul kundër Putinit, në transmetim live po përballet me gjyq

03/15/2022 16:56
nga:Donika Fetahu

Punonjësja e televizionit shtetëror rus, e cila protestoi kundër luftës në Ukrainë, në një program të drejtpërdrejtë lajmesh mbrëmë është aktualisht në gjyq në Gjykatën Ostankino të Moskës.

Gazetarja, Marina Ovsyannikova akuzohet për “organizim të një ngjarjeje publike të paautorizuar”, një akuzë administrative që mund të rezultojë në një gjobë deri në 30 mijë rubla ose deri në 10 ditë burg, raporton BBC.

Thuhet se gazetarja nuk po akuzohet sipas ligjit të ri të Moskës për “përhapjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura të Rusisë”.

Më herët raportuam se avokatët e Ovsyannikova nuk ishin në gjendje ta gjenin atë, por një foto që qarkullon në rrjetet sociale e tregon atë në gjykatë.