Lajme

Gazetarja priti 74 ditë për një përgjigje, kryeministri Kurti thotë se qeveria që ai drejton s’është arrogante

12/16/2021 20:24
nga:M K

Kryeministri Kurti thotë se qeveria që ai drejton nuk është arrogante.

Gazetarja Saranda Ramaj shpalosi historikun e saj me njërën prej ministrive të ekzekutivit duke thënë se pati një përvojë katastrofale, ku për një përgjigje priti 74 ditë, përcjell GazetaBlic.

I pari i Qeverisë tha se nuk i vjen mirë për këtë rast dhe se do të angazhohet personalisht për këtë çështje, por ka thënë që mos të merret ky shembull si reprezentativ i përgjithshëm.

“Po çuditem me këtë rastin tuaj, por do të angazhohem personalisht për këtë çështje. Por kërkoj diçka, që mos të merret ky shembull si reprezentativ i përgjithshëm për qeverinë”, tha ndër të tjera Kurti në Desku.

“Liberalizimi” dhe talljet e institucioneve evropiane me Republikën e Kosovës

/GazetaBlic/