Lajme

Gazetarja kosovare e zë ‘gafil’ Arben Vitinë, ky i fundit u lavdërua për një projekt që kishte ndodh para dy viteve

03/29/2023 14:59
nga:G C

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka vizituar sot Klinikën e Syve në QKUK ku ka thënë se me krijimin e disa shërbimeve të reja janë kursye rreth 2 milionë Euro nga buxheti i shtetit, raporton GazetaBlic.

Gjatë kësaj vizite, ministri Vitia u njoftua se me shërbimin e kirurgjisë vitreoretinale (operacionet në segmentin e pasmë të syrit – Pars Plana Vitrectomi – PPV) është zvogëluar numri i pacientëve që trajtohen jashtë institucioneve shëndetësore publlike, nga 500 raste të referuara në vit – siç ka ndodhur në të kaluarën, në rreth 100 raste në vit.

Por, gazetarja Saranda Rama që përcjell sektorin e shëndetësisë, ka publikuar një njoftim që është bërë në vitin 2022 dhe njoftimin e fundit të ministrit Vitia, që për t’i krahasuar nuk gjen kurrfarë dallimi, përveç viteve.

Rama thotë se, Klinika e Oftalmologjisë padyshim është storie suksesi në QKUK, por sipas saj, jo pse shteti ka qenë shumë i interesuar ta rregullojë këtë pjesë, por pse një mjek kishte iniciativë të mësimit e përdorimit të metodave të reja që do i shpëtonin shëndetësisë publike miliona euro në vit.

“Diçka që është rregulluar që gati 2 vjet, është lajm i vjetër”, shkruan tutje.

Më poshtë gjeni postimet nga QKUK për këtë klinikë dhe postimin e sotëm të Arben Vitisë, ministër i Shëndetësisë