Sporti

Gazetarja italiane, ngatërron emrat e 3 lojtarëve, Pogban e quan Pobgall

06/17/2021 14:20
nga:E K

Prezantuesja e sportit Paola Ferrari ka rënë pre e memeve teksa ka ngatërruar emrat e 3 lojtarëve.

Nuk ishte një mbrëmje e lehtë për Paola Ferrari teksa martën në mbrëmje, kur komentet e saj në Francë-Gjermani përfunduan në trend në rrjetet sociale për shkak të emrave të gabuar të 3 lojtarëve të përmendur.

Emrin e Pogba ajo e shqiptoi PobGall, ndërsa emrin e Hummles e tha Homless. Nuk ngeli pas as emri i Mbappe teksa moderatorja ja harroi “b” duke e theksuar Mappe.