Lajme

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi, sulmohet me gurë në kokë në Leposaviq

06/16/2023 18:46
nga:Y I

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaq është sulmuar me gurë dhe është qëlluar në kokë.

Ajo po ashtu është sulmuar edhe me shok-bombë.

“Gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi sulmohet me gurë në kokë. Gazetaren Dorentina Thaqi, protestuesit të cilët i kanë sulmuar edhe kameramanët e RTK-së dhe TëVë1-në, e kanë qëlluar me gurë në kokë, ndërsa e kanë gjuajtur edhe me shok-bombë.Ky është sulmi i 28-të në drejtim të ekipeve të mediave, gjatë tensioneve të fundit në veri të vendit, ndërsa sulmi i katërt vetëm gjatë ditës së sotme në Leposaviq” shkruan AGK në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë: