Showtime

Gazetarja e njohur flet për ftohjen e Arjolës me Monikën, këto ishin fjalët e saj

02/21/2022 14:28
nga:Donika Fetahu

Gazetarja Iva Taço, së fundmi ka komentuar ftohjen e dy aktoreve me njëra-tjetrën, Monikës me Arjolën, pas daljes nga “BBV”.

Reagimi i Arjolës, pas fjalëve të ëmbla nga Monika u komentua mjaft shumë në të gjitha rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi Iva, ka qenë e ftuar në “Live from Tirana”, ku ka komentuar raportin e tyre, pasi që ajo ka qenë opinioniste në “BB VIP Fan Club” dhe e ka përcjellur çdo veprim të tyre.

“Më bëri dhe mua përshtypje sepse Monika dhe Arjola kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Monika m’u duk e befasuar dhe në një moment publiciteti e pyeta Arjolën dhe më tha që ishte shumë e lodhur, e pangrënë, më pak fjalë e rraskapitur. Madje më tha që kur u regjistrua spektakli kishte qenë 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë. E pyeta sepse m’u duk një reagim jo normal nga ana e saj, sidomos në momentin kur Monika tha kam gjetur një motër dhe Arjola ia kthen më një ‘Po’ pa buzëqeshur, pa dashuri. Kaq duhej që të shpërthenin titujt e portaleve. Mendoj se të dyja do ta sqarojnë marrëdhënien e tyre, edhe nëse ka ndonjë krisje besoj se do ta rindërtojnë përsëri raportin e tyre në mënyrë që mos ta bëjnë këtë gjë ushqim për portalet”, u shpreh ajo./GazetaBlic/