Sporti

Gazetari zviceran: Zvicra nuk do ta nënvlerësojë Kosovën, në Zurich pati disa fishkëllima ndaj Xhakës dhe Shaqirit

09/06/2023 12:46
nga:Mergim Rreci

Dardanët do të luajnë dy ndeshje kualifikues për Euro 2024 në kuadër të Grupit I.

Fillimisht Kosova do ta presë Zvicrën në Prishtinë më 9 shtator, pastaj do të luajë në transfertë ndaj Rumanisë më 12 shtator, shkruan GazetaBlic.

Gazetari i mirënjohur dhe shumë i afërt me kombëtaren e Zvicrës, Lucas Werder, ka analizuar ndeshjen ndaj Kosovës, duke thënë se nuk pret befasi në këtë takim, por që Kosova mbetet një emër shumë i respektuar atje.

“Kosova është një ekip i mirë, por nuk besoj se do ta befasoj Zvicrën. Për shkak të ndeshjes testuese të vitit të kaluar, lojtarët zviceranë e dinë se çfarë i pret. Gjithashtu dhe pothuajse më e rëndësishme në nivelin emocional për lojtarë si Xhaka apo Shaqiri. Unë e shoh lojën tani si një lojë normale kualifikuese. Zvicra nuk do ta nënvlerësojë Kosovën. Skuadra është shumë më e mirë se rezultatet e mëparshme në kualifikueset e Kampionatit Evropian“, tha fillimisht ai për ‘GazetaBlic’.

Tutje, ai tha se nuk e ka të qartë se çfarë pritje i pret Xhakën apo Shaqirin në Prishtinë, por që sipas tij, në Zurichpati fishkëllima ndaj dy lojtarëve nga tifozët kosovarë.

Atmosfera në ekipin zviceran është e relaksuar, por lojtarët janë të fokusuar. Nuk mund të them se çfarë e pret Xhakën apo Shaqirin në Prishtinë. Ju ndoshta e dini më mirë. Në Zurich pati disa fishkëllima nga tifozët kosovarë kundër dy lojtarëve”, përfundoi Werder.

/GazetaBlic Sport/