Ceremonia e Topit të Artë ishte me polemika të shumta.
Kontestimet nuk ishin vetëm tek fituesi [Rodri], por edhe në rastin e futbollistit shqiptar, Granit Xhaka, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas një sezoni fantastik me Leverkusenin ku e fitoi Bundesligan pa humbje si dhe Superkupën e Gjermanisë, Xhaka arriti edhe në finale të Europa League dhe pati paraqitje fantastike edhe me Kombëtaren e Zvicrës.
Megjithatë këto paraqitje nuk ishin të mjaftueshme që Xhaka të renditej në Top 10 më të mirët.
Gazetari zviceran, Lucas Werder në një intervistë për GazetaBlic Sport tha se Xhaka meritonte të ishte në pozitat 9-12 dhe potencoi se ai do ta votonte në dhjetëshen më të mirë.
“Unë mendoj se renditja e tij (#16) duhet të ishte më e lartë, diku midis 9 dhe 12 do të ishte e përshtatshme. Personalisht, unë do ta kisha vendosur atë në top 10-shen time”, tha Werder për GazetaBlic Sport.