Lajme

Gazetari Vitija: Drejtori i auditimit në SHSKUK dha dorëheqje për arsye sigurie, iu dogjën dy vetura

08/08/2023 11:49
nga:G C

Gazetari i shëndetësisë dhe drejtori i portalit “Shneta”, Bujar Vitija nëpërmjet një statusi në Facebook ka denoncuar dorëheqjen e drejtorit të Auditimit në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Musa Vitija. Ai ka thënë se dorëheqja është bërë për arsye të mungesës së sigurisë.

Vitija ka thënë gjithashtu se drejtorit të Auditimit, Musa Vitija-s i janë djegur dy vetura në parking të QKUK-së vitin e kaluar.

“Veç me kujtu qe kryeministri Albin Kurti i kishte akuzuar dy kompani per mungese te sigurise dhe funksionimit te kamerave ne kete institucion ne kohen kur jane djegur veturat. S’ka ndodh ma kurgjo.”, ka thënë Vitija.

Ai ka thënë se ky është mesazh dëshpërues për të gjithë zyrtarët e institucioneve që duan të bëjnë punë e të denoncojnë keqpërdorime.

Ky është statusi i tij:

Ka dhene doreheqje nga SHSKUK, Musa Vitija, drejtori i Auditimit te cilit vitin e kaluar iu dogjen dy vetura ne parking brenda QKUK-se. Arsyeja e doreheqjes eshte mungesa e sigurise nga institucioni.

Veç me kujtu qe kryeministri Albin Kurti i kishte akuzuar dy kompani per mungese te sigurise dhe funksionimit te kamerave ne kete institucion ne kohen kur jane djegur veturat. S’ka ndodh ma kurgjo.

Ky eshte nje mesazh deshperues per te gjithe zyrtaret e institucioneve qe dojne me bo diçka t’mire ose me denoncu keqperdorime.