Sporti

Gazetari spanjoll i mahnitur me mikpritjen në Kosovë, tregon se çfarë po i kërkojnë njerëzit këtu

09/07/2021 08:59
nga:Mergim Rreci

Kosova do të përballet me Spanjën në ndeshjen e rradhës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja me Spanjën do luhet në “Fadil Vokrri” të mërkuren me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Për ta përcjellur këtë takim nga afër, në Kosovë ka ardhur edhe gazetari i njohur spanjoll, Miguel Angel Lara.

Ai ka njoftuar për ardhjen në Kosovë dhe ka treguar se është pritur shumë miqësisht.

“Epo, ne tashmë jemi në Kosovë. Hyrja e frikshme në vend ka qenë e tmerrshme: 20 sekonda në kontrollin e pasaportave, një mirëseardhje dhe një shaka: “Hej, thuaj në Spanjë se ne jemi një vend.” Miqësi ekstreme. Sigurisht, për Covid, në 10 të gjithë në shtëpi”, shkruajti ai në Twiiter.

/GazetaBlic Sport/