Lajme

Gazetari shqiptar: Meta dhe Kryemadhi drejt divorcit, marrëdhënia njerëzore ka marrë fund

04/19/2024 16:39
nga:Y I

Gazetari Denis Dyrnjaja tha në një intervistë për Euronews Albania se marrëdhënia mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka marrë fund edhe në aspektin personal, e madje sipas tij së shpejti mund të dëgjojmë edhe një divorc të tyre.

Duke komentuar deklaratat e ditëve të fundit të Metës dhe Kryemadhit, por edhe lëvizjet e ndodhur brenda Partisë së Lirisë, Dyrnjaja tha se ndonëse zonja Kryemadhi është shprehur se “marrëdhënia mes tyre është ngrirë në rrafshin politik”, sipas tij, krisja është më e madhe se kaq.

“Ajo tha që gjithçka është politike, por unë besoj se marrëdhënia personale e çiftit Meta, është krisur. Ajo tha e kemi të ngrirë për shkaqe politike sepse kemi kontradikta. Unë besoj se është personale., marrëdhënia ka mbaruar në aspektin personal.

Unë besoj se i mban bashkë interesi i bashkëveprimit në politik dhe pasojat që kanë këta të dy nga jeta e mëparshme dhe nga karriera në politik. Unë kam përshtypjen se së shpejti do të kemi një lajm për divorcin e çiftit Meta-Madhi. Nga ajo që shikoj mendoj se çiftit i ka ardhur fundi edhe nga marrëdhënia njerëzore”,-tha gazetari Dyrnjaja.