Një gazetar i përlotur tha se ëndrra e tij për të intervistuar Lionel Messin ishte realizuar.
Gazetari argjentinas, Pablo Giralt, 48 vjeç, pati mundësinë të bënte intervistë me një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe kjo ndikoi shumë emocionalisht tek ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Gjatë bisedës me Messin, i cili diskutoi për shanset e Argjentinës në Kupën e Botës, Giralt shpërtheu në lot ndërsa u ul në divan pranë ish-sulmuesit të Barcelonës.
.@giraltpablo got emotional interviewing Messi ?❤️
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) October 21, 2022


