Lajme

Gazetari serb: Kosova dhe Serbia do të hyjnë në BE, por këtu po mbesin shoqëritë e shkapërderdhura nga populizmi

06/20/2023 11:46
nga:N M

Për gazetarin dhe komentatorin politik serb, Zoran Ostojiq, populizmi po i lë në ‘rreth vicioz’ shoqëritë në Ballkanin Perëndimor.

Këto komente, ai i bëri në debatin publik që po mbahet në Prishtinë, rreth rreziqeve që sjell populizmi në politikë.

“Fatkeqësisht jetojmë nëë një kohë, kur populizmi dominon sepse sjell vota. Jo vetëm të ndajë shoqëritë tona, ne dhe ata patriot por edhe të kundërtën të sjell edhe mundësinë që të vjen deri në kompromis. Prandaj, mendoj që populizmi është mungesa e kompromisit pas dialogut. Do të jetojmë ose sit ë jetojmë në atë shoqëri, të jetohet apo të shkojë ajo dilemma e parë, shumëkush largohet, si të dilet nga ajo. Vetëm në dy mënyra, presioni nga brenda mi populistët merr vëmendje dhe kjo konferencë është një mënyrë, dhe presioni nga jashtë. Unë jam i sigurtë se edhe Kosova edhe Serbia do të hyjnë në Bashkimin Evropian por këtu do të mbesin shoqëritë e shkapërderdhura. Si do t’u thoni liderëve tuaj, si ta quaj këtë periudhë, problem është se kur ata që janë në pushtet nisen në drejtim të populizmit nacional dhe ata që duhet të vijnë në pushtet, pra opozita, edhe ata do të nisen në atë rrugë, ky është rrethi vicioz po ku duhet të përpiqemi të bëjmë presion dhe institucionet që kanë mbetur për të bërë këtë presion ta rrisin atë”, tha ai /Periskopi/

Gorani: Gradualisht, po fundosemi në dimensionin ku nuk lejohet as mendimi e as veprimi tjetër