Kritikat nuk ndalen pasi PSG u mund 3:1 si mysafir ndaj Real Madridit në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve. Pasi PSG fitoi 1-0 në ndeshjen e parë në Francë, mbrëmë me këtë disfatë u eliminuan nga gara në të cilën shpresonin prej vitesh titullin, por nuk e kanë fituar kurrë.
Tifozët e PSG-së, por edhe mediat franceze, po godasin fort drejtuesit e PSG-së pas një rënie të re të hershme në kompeticionin më elitar të futbollit të klubeve dhe nuk kursehen as futbollistët, përcjell GazetaBlic Sport.
Neymar pëson kritikat më të ashpra. Braziliani është identifikuar si një problem kyç për skuadrën e Parisit dhe është kritikuar ashpër nga gazetari Daniel Riolo.
“Neymar duhet të largohet, ai nuk është më futbollist, vendi i tij është në javën e modës”, ka shkruar një bashkëpunëtor i RMC në profilin e tij në Twitter, duke shtuar: “Ai është një idiot!”.
Daniel Riolo : « Neymar, il faut le dégager, ce n'est plus un joueur du foot, il doit aller à la fashion week. C'est un tocard ! »
(After) pic.twitter.com/2rd080bLHe
— Actu Foot (@ActuFoot_) March 9, 2022


