Lajme

Gazetari kosovar: E çuditshme që Sekiraqa të dëshmojë në Hagë, atje s’akuzohen ata që ai thotë se e kanë ndalur gjatë luftës

11/01/2024 14:55
nga:Y I

Gazetari Valon Mehmeti, ka folur në “Kosova Today” rreth lajmeve se Enver Sekiraqa mund të ketë dëshmuar në Hagë.

Ai e vlerëson si të çuditshme nëse Sekiraqa do të jepte një dëshmi atje, pasi siç thotë Mehmeti, atje nuk janë të akuzuar ata që tashmë i arratisuri thotë se e kanë ndalur gjatë kohës së luftës.

“Për mua është e habitshme se si Enver Sekiraqa thirret si dëshmitar, në një proces kundër katërshes, të cilët nuk kanë qenë pjesë e zonës të cilës është ndaluar ai”, u shpreh Mehmeti.

“Do të ishte krejt në rregull po të ishte komandant Remi, se ai e akuzon komandant Remin dhe Latif Gashin që thotë që më kanë rrahur atje. Asnjëri prej tyre nuk janë të akuzuar, që ky i përmend si pjesë e ndalesës së tij”, shtoi ai.