Sporti

Gazetari italian publikon videon kur futbollisti i Atleticos luan me dorë, thotë se Milani u dëmtua nga gjyqtari turk

09/29/2021 13:56
nga:Mergim Rreci

Milani është mposhtur nga Atletico Madrid me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ishte një penallti shumë e diskutuar në minutat e fundit që i dha fitoren Atletico Madridit, shkruan GazetaBlic Sport.

As tash nuk ndalen dot polemikat në lidhje me penalltinë e akorduar në minutat e fundit, atje ku gazetari i njohur italian, Pietro Balzano Prota ka publikuar një video dëshmi, ku në një rast futbollisti i Atleticos e preku topin me dorë, por nuk u akordua penallti për skuadrën italiane.

Më poshtë keni videon nga ky moment.