Gazetari i sportit në mediumin rumun Antena Sport, Silviu Corneanu thotë se Albion Rrahmani është një lojtar i madh, teksa transferimi i tij tek Rapid Bukureshti është një lajm i mirë si për ekipin ashtu edhe për lojtarin.
Sipas Corneanu, klubi i Rapid Bukureshtit ka bërë një lëvizje të mirë me blerjen e Rrahmanit, teksa thotë se tani i takon lojtarit të flas në fushë – por nuk duhet t’i bëjnë presion.
“Po mund t’iu them se Rapid ka bërë një lëvizje të mirë me transferimin e Albion Rrahmanit në kampionatin rumun, sepse ai është një lojtar i ri shumë i talentuar, ka të ardhmen përpara dhe paguan shumë para për të, është një shumë e rëndësishme edhe për kampionatin rumun dhe pritjet për të do jenë të mëdha, por ne nuk duhet t’i bëjmë presion, sepse atij do t’i duhet pak kohë për t’u adaptuar, i duhet kohë për ta kuptuar jetën në Rumani, stërvitjet këtu dhe si është liga tek ne”, tha fillimisht Silviu Corneanu për ‘GazetaBlic Sport’.
Rrahmani mund të transferohet më lehtësisht në kampionatet e mëdha nga Rumania, sipas Corneanu.
“Ai është një lojtar i mirë, por i duhet ta tregojë veten në kampionatin rumun. Edhe për të është një hap i madh, pasi nga Rumania mund të transferohet më lehtë në kampionatet më të mëdha”, përfundoi ai.
Kujtojmë se klubi i Rapid Bukureshtit pagoi 600 mijë euro për shërbimet e 22 vjeçarit, i cili nënshkroi kontratë 3 vjeçare me klubin rumun.
/GazetaBlic Sport