Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova po zhvillon një ndeshje perfekte në ditën e sotme ndaj Clermont.
Zhegrova ka shënuar një gol spektakolar ndaj Clermont dhe poashtu dhuroi asistim në golin e dytë, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazetari francez, Andres Ramos ka theksuar se Zhegrova është fantastik dhe momentalisht është lojtari i dytë më i mirë në Ligue 1, pas Mbappe.
Ja postimi i tij:
“Edon Zhegrova është, pas Mbappes, lojtari më i mirë në Ligue 1 aktualisht. Ai është një anësor dhe është duke u përballur vazhdimisht dhe duke luajtur me një shpejtësi djallëzore në të cilën kontrollon në mënyrë të mrekullueshme kohën. Gol i madh sot ndaj Clermont. Me këtë ritëm do të shpërthejë”, shkroi Ramos në Twitter.
/GazetaBlic Sport