Sporti

Gazetari i njohur turk, Furkan Bozoglu për ‘GazetaBlic’: Besoj që Mërgim Berisha do ta zgjedhë Kosovën

10/05/2021 18:36
nga:Lorik J

Mërgim Berisha, sulmuesi i njohur kosovar ka filluar të ambientohet tek klubi i njohur turk, Fenerbahce.

Sulmuesi 23 vjeçar ka kompletuar kalimin e tij nga Salzburgu tek Fenerbahce gjatë merkatos së verës. Në më shumë se 300 minuta lojë në ndeshjet e tij tek Fenerbahce, Mërgim Berisha ka dhënë kontributin e tij me një asistim dhe një gol.

Berisha gjeti golin e parë me Fenerbahcen në takimin ndaj Kasimpasas.

Në lidhje me aventurën e Mërgim Berishës tek klubi i Fenerbahces, gazetari i A Spor në Turqi, Furkan Bozoglu ka folur për ‘GazetaBlic Sport’, ku theksoi se lojtari ka cilësi, por akoma është në fazën e përshtatjes në Turqi.

“Berisha  sapo ka ardhur në këtë ligë. Ai shënoi golin e tij të parë për ekipin e tij javën e kaluar. Pas procesit të përshtatjes, ne do të shohim cilësinë e tij në mënyrë të plotë. Do të ishte e gabuar që lojtari dhe politika e transferimit të ekipit të thonë diçka tani për tani. Koha duhet të tregojë. Nga ana tjetër, ai duhet të kontribuojë për gola në minutat që merr. Tifozët turq janë shumë të paduruar. Ai është duke pritur që ai të arrijë qëllimet”, tha fillimisht Furkan Bozoğlu për ‘GazetaBlic Sport’.

Kur Bozoglu u pyet nëse Mërgim Berisha mund të jetë një Vedat Muriqi i ri për Fenerbahcen, ai tha se ylli i kombëtares së Kosovës e kishte më të lehtë, pasi e njihte kampionatin turk.

“Para se Muriqi të vinte në Superligë, ai luante në ligën e parë. Kjo ishte shumë e mirë për procesin e përshtatjes së tij. Para Fenerbahçes, ai luante për Çaykur Rizespor”, vazhdoi gazetari turk.

Në fund, Furkan Bozoglu foli edhe për zgjedhjen që Mërgim Berisha do ta bëjë në aspketin e kombëtares. 23 vjeçari ishte pjesë e kombëtares së Gjermanisë në kampionatin evropian U21, por ende nuk ka vendosur se për cilën kombëtare (A) do të luajë. Kosova dhe Gjermania janë të interesuara për shërbimet e super sulmuesit, megjithatë, sipas gazetarit turk, Bozoglu, Berisha në fund do ta zgjedhë Kosovën.

“Në fakt, besoj se Berisha do të zgjedhë kombëtaren e Kosovës”, tha në Bozoglu.

Vlen të theksohet se Mërgim Berisha akoma nuk ka vendosur se për cilën kombëtare do të luajë. Ai nuk është ftuar as nga Gjermania, as nga Kosova për ndeshjet kualifikuese të tetorit.

/GazetaBlic Sport