Një nga zërat më të njohur në informacionin e botës së futbollit është gazetari, Alexandre Ruiz.
Gazetari i intervistuar nga Radio Marca në programin ‘A Diario’ ka komentuar ndeshjen mes parisienëve dhe madridilenëve qëluhet sot nga ora 21:00, në kuadër të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai gjithashtu potencoi se Mbappe do të jetë lojtar i Real Madridit në verë.
“Sido që të jetë rezultati i ndeshjes, Mbappe do të përfundojë në Real Madrid, por nëse PSG eliminohet, do të shkojë më shpejt”, tha gazetari.
Presioni: “Mendoj se presioni është më shumë mbi shpatullat e Pochettino-s sesa mbi supet e Ancelottit, nëse eliminohet do të jetë fundi i tij. Në Francë flitet për një ‘vertigo të madhe’ rreth klubit parisien”.
/GazetaBlic Sport


