Sporti

Gazetari i njohur italian: Kessie ka arritur marrëveshje me Barçën

01/25/2022 22:22
nga:L J

Frank Kessie i afrohet Barcelonës.

Sipas asaj që gazetari Gianluigi Longari raportoi për Sportitalia, mesfushori ka gjetur një marrëveshje verbale me blaugranasit për një transferim në korrik kur lojtari do të mund të ‘çlirohet’ nga Milani, përcjell GazetaBlic Sport.

Nuk ka ende asgjë të përfunduar, por synimi është që së shpejti të arrijnë në një paramarrëveshje.

Në rast se arrihet marrëveshja, Kessie do t’i bashkohet Barçës si lojtar i lirë.

/GazetaBlic Sport