Lajme

Gazetari i njohur, Dukagjin Rudari i bashkohet Lidhjes së Prishtinës për zgjedhjet në kryeqytet

07/23/2025 18:58
nga:Lorik J

Gazetari i mirënjohur kosovar, Dukagjin Rudari iu është bashkuar Lidhjes së Prishtinës për zgjedhjet e 12 tetorit në vendin tonë.

Rudari, i cili ka 15 vite si gazetar i sportit në vendin tonë, do të kandidojë për asambleist në Komunën e Prishtinës, shkruan GazetaBlic.

Fehmi Kupina, lideri i Lidhjes së Prishtinës e ka zyrtarizuar kandidimin e Rudarit në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ja postimi i Kupinës:

“Dukagjin Rudari një gazetar i njohur për publikun me mbi 15 vite përvojë në media. Ai ka punuar në sektore të ndryshme në televizionet e radiot më të mira të kohës.

Autor, producent e prezantues i emisioneve më në zë sportive, duke prodhuar debat cilësor e informim të saktë për publikun. Autor dokumentarësh dhe pjesë e shoqërisë civile për një kohë të gjatë.

Me këtë përvojë unike, Dukagjini përmbush kuadrin e ekspertëve të fushave të ndryshme të Lidhjes së Prishtinës dhe të Kuvendit Komunal të ardhshëm të Prishtinës.

#lidhjaeprishtines #prishtina”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic