Showtime

Gazetari i njohur do të jetë konkurrenti i parë i “Big Brother VIP”?

09/26/2022 11:42
nga:G C

Gazetari i njohur, Ronaldo Sharka njihet për ngacmimet dhe thumbat e tij në programet që ka drejtuar dhe drejton.

Mirëpo së fundmi po dyshohet se ai do të jetë konkurrent në “Big Brother Vip”.

Dyshimet lindën pas shfaqjes së tij në “E diell” së fundmi ku u hamendësua se gazetari do të jetë pjesë e BBV por ende nuk dihet asgjë.

Nga ana tjetër, kujtojmë që Ronaldo bëri bujë pas largimit të tij nga Rtv Ora.

Ai publikoi disa instastory, ku tregoi vetë se tashmë nuk do të jetë më pjesë e RTV Ora pas tre vitesh bashkëpunimi.

“Publiku im i dashur që më keni mbështetur në çdo hap timin. Doja t’ju njoftoja që pas 3 vitesh bashkëpunim, nuk jam më pjesë e RTV Ora News!”

“Do ta kujtoj si një nga eksperiencat e mia më të bukura televizive, dhe Orën do ta mbaj mend si një nga institucionet mediatike që e kam shijuar më shumë. Po largohem krenar nga ky televizion, pasi në 3 vite bashkëpunim, nuk kam qenë kurrë në vend të dytë”.

“Momentalisht kam vendosur të merrem me veten time. Faleminderit të gjithëve, ju dua”, përfundoi postimet e tij në “story” gazetari i njohur, Ronaldo Sharka.