Lajme

Gazetari i Klan Kosovës sulmohet nga një qen endacak

04/19/2022 08:56
nga:Astrit Gashi

Gazetari Kushtrim Reshitaj ka rrëfyer në profilin e tij në Facebook se si është sulmuar nga një qen endacak në syfyr, kur kishte dalë për ta marrë bukën.

Reshitaj thotë se qeni ia ka shqyer edhe pantallonat.

Ai tha se qytetarët e kanë jetën në rrezik nga qentë e rrugëve.

“Nëse një ditë një fëmijë ka me pësu me jetë si shkak i kësaj katrahure endacakësh që e ka pushtu Prishtinën, atëherë krejt ju neglizhuesit kompetent, një nga një duhet me përfundu në burg, mos harroni. Për budallaki* e mosaftësi, 24 orë në ditë qytetarët e kanë jetën në rrezik nga qentë e rrugëve. Kjo s’është normale bre, mos me guxu njeriu me ec lirshëm lagjeve”, u shpreh Reshitaj.